domenica 27 maggio 2007

GJON NDOC SHLLAKU






Gjon Ndoc Shllaku
Kompozitor
Drejtues i Korit Polifonik "Prenkë Jakova".



I lindur në 1960 në qytetin e Shkodrës në një familje me tradita muzikore, që në vogëli i përkushtohet studimeve për piano, instrument në të cilin diplomohet në Shkollen e Mesme Artistike “Prenkë Jakova” të këtij qyteti (1979).

Në vazhdim studion për kompozicion në Universitetin e Arteve – Tiranë, ku diplomohet (1984) nën drejtimin e Prof. Ç. Zadeja, duke realizuar me sukses baletin “Nuse Arbana”.

Prej shumë vitesh zhvillon aktivitetin e tij profesional si mësues i lëndeve të Harmonisë e të Analizës së Formës pranë Liceut Artistik “Prenkë Jakova”, ku ka kryer edhe detyrën drejtuesit të Sektorit të Lëndeve Teorike.

Si kompozitor ka shkruar vepra vokale dhe instrumentale mes të cilave: Uverturë për Orkestër, Fantazi për Violinë e Orkestër, Operetë, muzikë për femijë etj.


Ne te njejten kohe zhvillon edhe aktivitet koncertal, kryesisht si koncertmaëster, me solistëve dhe këngëtarë të shquar shqiptarë.

Në rolin e dirigjentit, me parë ka drejtuar Korin e Katedrales – Shkodër. Që nga viti 1997 e në vazhdim është i angazhuar pranë Korit Polifonik “Prenkë Jakova”, të cilin e ka krijuar vetë.

Është president i Shoqatës Kulturore Artistike “Prenkë Jakova” që nga themelimi i saj.


Gjon Ndoc Shllaku

Born in 1960 in the city of Shkodra, in a family with long musical traditions, Gjon started studying piano since his childhood. He graduated for piano in the High School of Arts “Prenkë Jakova” in Shkodra in 1979.

Afterwards, he studied composition in the University of Arts in Tirana where he graduated in 1984 under the direction of Prof. Ç. Zadeja, successfully directing the ballet “Nuse Arbana”.

For many years Gjon has been pursuing his professional career as a professor of Harmony and Form Analysis at the Lyceum of Arts “Prenkë Jakova”, where he is also the director of the Theoretical Subjects section. 

As a composer Gjon has written vocal and istrumental works: Ouverture for Orchestra, Fantasy for Violin and Orchestra, Operetta, music for children, etc. At the same time he also continues to develop his concert activities, mainly as a concertmaster, with prominent Albanian soloists and singers.

As a conductor, he used to conduct the Cathedral Choir of Shkodra. Since 1997 and onwards he has worked with the “Prenkë Jakova” Polyphonic Choir, which he has created himself. 


Gjon is the president of the Cultural Artistic Association “Prenkë Jakova” since its establishment.


Veprat muzikore të kompozuara nga Gjon Shllaku:


1. Romancë per violinë e pianofortë, 1984 , ekzekutuar në Koncertin e Studentit, solist Lorenc Radovani, piano Gjon Shllaku.

2. Fantazi për violinë e orkestër, 1984, ekzekutuar në Konkursin Kombëtar të Orkestrave Sinfonike në Durrës, tetor 1984. Solist Lorenc Radovani.

3. Momente muzikore nga baleti “Nuse Arbana”, 1984. Ekzekutuar nga Ansambli i Harqeve Shkodër në qershor 1985 në teatrin “Migjeni”.

4. Sonatinë për violinë e pianofortë,1984. ekzekutuar në I.L.A, solist Lorenc Radovani, piano Gjon Shllaku.

5. Rondo – Koncertale per pianofortë e Orkester.1985, ekzekutuar në Konkursin Kombëtar të Shkollave Artistike, mars 1986. Orkestra Sinfonike e Skollës Artistike “Prenkë Jakova” Shkodër,
Dirigjent Aleksander Qyteza, soliste Elda Laro.

6. Suite nga baleti “Nuse Arbana”.1986. Ekzekutuar në Konkursin Kombëtar të Orkestrave Sinfonike, tetor 1986. Orkestra Sinfonike e Shtepisë së Kulturës Shkodër,
Dirigjent Jetmir Barbullushi.

7. Divertisment për orkestër Fëmijesh, 1986, orkestra e fëmijeve të Shkollës Artistike “P.Jakova”. 
Dirigjent Aleksander Qyteza.

8. Uverturë - 1987. Ekzekutuar në Konkursin Kombeëar të Orkestrave Sinfonike të Skollave
Artistike, Durrës tetor 1987.Orkestra Sinfonike e Shkollës Artistike “P.Jakova”,
Dirigjent Aleksander Qyteza.

9. Operetë për femijë, libreti Fadil Kraja, vënë në skenë nga Shtepia e Pionierëve Shkodër nëntor
1988. Regjisor Fatbardh Smaja, Orkestra Sinfonike e Shtepisë së Kulturës Shkodër
Dirigjent Kujtim Alia.



CV E SHOQATES KULTURORE ARTISTIKE
''PRENKË JAKOVA''
SHKODËR

E krijuar në vitin 1997, shoqata përbëhet nga artistë amatore e profesionistë të përkushtuar.
Ajo ka meriten të jetë ndër të parat që pas viteve 90’ arriti të organizojë e realizojë veprimtari artistike e muzikore me pretendime profesionale. Shoqata përbëhet nga Kori Polifonik “Prenkë Jakova” (i pari kor shqipëtar që i dedikohet në mënyrë të plotë polifonisë klasike përëndimore), formacioni orkestral i dhomës dhe grupi i solistëve.

Gjatë jetës së saj, ka arritur suksese të rëndësishme duke bashkëpunuar me shoqata e organizma artistike, si me Korin Polifonik "Josquino Salepico" të Molfetes (Itali), me të cilin ka prodhuar një CD me këngë popullore shqiptare e muzikë polifonike, të regjistruar nga Radio Vatikani, publikuar me titullin "Jubileu Koral 2000".

Në vazhdim vijnë disa turne në qytete të ndryshme të Italisë, si në Rajonin e Pulias, e në Romë (1998-1999) , në Venezia, Modena (2001), në Pistoia, Palazzo Vecchio - Firenze (2002) etj. Pjesëmarrëse në Festivalin Nderkombetar Koral “Tirana 2000” dhe në Konkursin e VIII Internacional të Muzikës Korale "Orlando di Lasso" në Camerino - Marche ( 2001), ku u vlerësuar me çmimin e trete në kategorinë më të lartë.

Në vitin 2001, së bashku me Akademinë Muzikore të Cetinës (Mali i Zi), formuan një formacion të ri shqiptaro-malazez, i quajtur "Lake Airs" me aktivitete në Shkodër, Bar, Tivat e Vir-Pazar të Malit të Zi.

Në 2002 merr pjese në përkujtimin e pesë-vjetorit të vdekjes së Nanë Terezes në Gjakovë dhe ne 2003 vleresohet për nivel shumë te lartë në Festinalin XV TEHO në Maqedoni duke u nderuar me diplomë të veçantë.

Gjatë vitit 2004, ka zhvilluar aktivitet të suksesëshëm brënda dhe jashtë vëndit, ku veçohet turneu koncertal ne Kroaci dhe në disa qytete të Hungarisë, si Estergom, Oroshaza, Budapest etj.

Ne 2006 ështe pjesemarrese në Festivalin e Koreve të Dhomës në Kragujevac (Serbi), ku vlësohet mes koreve më të mira te këtij festivali.

Realizon premieren e “Petite Messe Solennelle” të Rossinit, në bashkëpunim me pianistin me famë boterore Michele Campanella dhe me soliste italiane, në Stamboll (Turqi) 2007.

Ne vazhdim, merr pjesë edicionin e dytë Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë maj 2007, si dhe organizon me sukses Koncertin e Krishtlindjes dhe “Ditët e muzikës” në përvjetorin e 10-të të krijimit te Shoqatës, me ç’rast i akordohet titulli “Mirënjohja e qytetit” Shkodër.

Në muaji shtator – tetor 2008, shoqata bëhet bashkëorganizatore e projektit ndërkombëtar “Peace on Earth”, në bashkepunim me Figuralchor të Berlinir si dhe me korin St.Stephen of Decani nga Novi Sad, duke realizuar një cikël koncertor në Germani, Serbi dhe Shqiperi.

Shoqata, me miratimin e Bashkisë Shkodër, ka organizuar e manaxhuar me shumë sukses, veprimtarite me rastin e 50-vjetorit të Operas së parë shqiptare “Mrika” të kompozitorit Prenke Jakova, që u zhvilluan në Teatrin “Migjeni” nga data 1 deri 6 dhjetor 2008.

Realizon me shumë sukses në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës “Ditën e Luleve” ( maj 2009 e 2010) - aktivitet i cili promovon arritjet e përviteshme kulturore të qytetit dhe është festa kryesore popullore. Realizon “Koncertin e Krishtlindjes 2008” gjatë turneut koncertor në Itali, duke e shfaqur me sukses në Lodi, Milano, Varese, Mantova e Torino, (10 – 20 dhjetor 2008).

Merr pjesë në edicionin e tretë të Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 8-10 maj 2009.Interpreton Oratorin e J.Haydn “The Ceration” në bashkëpunim me korin gjerman “Collegium vocale” të Dortmund dhe korin francez “La Corale Andre Leculeur” me Orkestren e TVSH, nën drejtimin e Dirigjentit Mathias Topp, në sallën e Akademisë së Arteve – Tiranë dhe në Katedralen e Shën Shtjefnit – Shkodër, (18-19 tetor 2009).


Në kuadrin e veprimtarive të përvitëshme “Figura të shquara shkodrane, të artit shqiptar” organizon:

Mbrëmjen artistike “Vlerat e kultures kombëtare në familjen Zadeja”, në baashkëpunim me MTKRS, Shoqatën ORF Tiranë, Akademinë e Arteve - Muzeu Shkodër, (korrik 2009);

Koncert-homazh me rastin e akordimit të titulli “Qytetar nderi” i Shkodrës, për Ndoc Pistullin – Kisha Stigmatine (dhjetor 2009);

Publikimin e librit “Jeta e nji artisti”, kushtuar muikantit Gjon Saraçi – Salla “Kardinal Mikel Koliqi”, (dhjetor 2009).

Përkujtimi i figurës dhe veprës së Prof. Ramadan Sokoli – në bashkëpunim me MTKRS, Akademinë e Arteve Tiranë, TV1 Channel, - në hollin e GH Europa - Shkodër (korrik 2010).

Merr pjesë në edicionin e katërt të Festivalit Evropian të Koreve të Dhomës, Tiranë 17-19 tetor 2010.

Shoqata gjithashtu gjatë vitit 2010 organizoi:
Koncert me muzikë italiane, në mbyllje të javës së aktiviteteve “gjuha italiane në botë” në bashkëpunim me Konsullatën Italiane Shkodër - në Teatrin “Migjeni”, (22 tetor 2010 ); 

Koncert vokal-instrumental “55-vjet e shtet modren austriak”, në bashkëpunin me Shoqatën e miqësisë Shqipëri – Austri - në Teatrin “Migjeni”, (23 tetor 2010 );

Veprimatri muziko-letrare me muzikë nga At Martin Gjoka, në kuadrin e veprimtarive mbi “Figura të shquara shkodrane të artit shqiptar” edicioni i VI, me rastin e publikimit të vellimit mbi jeten e veprën e tij, në bashkëpunim me Provincën Françeskane Shqiptare - Kisha Françeskane – Shkodër, (12 dhjetor 2010 );

Mbrëmjen artistike ne kuadrin e “Figura të shquara shkodrane të artit shqiptar”: “Tonin Harapi dhe Ndre Mjeda - dy lirikët e shquar të Shkodrës”, me mbështetjen e Akademisë së Arteve Tiranë si pjesë e projektit “Qyteti i artit”, - në Kishën Stigmatine – Shkodër, (19 dhjetor 2010 ). 



Gala’ e Fundvitit, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës – në Teatrin “Migjeni”, (28 dhjetor 2010)

Koncert Vokal-Instrumental, me pjesëmarrjen e korit, solistëve, Orkestrës së Bashkuar të shoqatës me instrumentistë nga Prizreni, Shkodra dhe Tirana - Teatri “Migjeni” (27 nëntor 2011) “Salloni i kulturës” Prizren (17 dhjetor 2011).

Koncert kushtuar emigrantëve shqiptarë, me pjesë marrë nga tradita italiane, shqiptare dhe arbëreshe (2 qershor 2012). Mozuleumi i Skënderbeut Lezhë.

Duke filluar nga viti 2012, shoqata organizon organizon “Festivalin e Muzikës Moderne” në Shkodër, me pjesëmarrjan e instrumentistëve, solistëve, e grupit modern të shoqatës, si dhe me muzikantë të shquar europianë të muzikës jazz, blues, gospel etj. - Edicioni i parë - në Teatrin “Migjeni” ( 29 – 30 qershor).

Merr pjesë në Koncertin tradicional të festës së Zojës së Shkodrës. (22 tetor 2012) Katedrale Shkodër.

Organizon Koncert në nderim të kompozitorit Rexho Mulliq. (14 nëntor 2012) Podgoricë.

Merr pjesë në Koncertin e 100 vjetorit të Pamvarsisë, realizuar nga Orkestra e RTV. (15 nëntor 2012), Salla e Akademisë së Arteve Tiranë.

Realizon “Meditim muzikor mbi mundimet e Krishtit”, në Javën e Shejtë (27 mars 2013). Salla “Kardinal Koliqi” Shkodër.

Realizon premierën absolute në Shqipëri të “Gloria” John Rutter, për koro e Formacion instrumentash frymorë (26 prill 2013), Kisha Stigmatine – Shkodër.

Organizon Edicionin e dytë të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër (7, 8, 9, Qershor 2013).

Në ditën e lumturimit të Nënë Terezes, organizon Memorialin: “Gonxhe Bojaxhiu, Nana e përbotëshme” (19 tetor 2013), Teatri “Migjeni” Shkodër

Merr pjesë në aktivitetin “Ditët e Mjedës”, në përkujtim të poetit të shquar kombëtar Ndre Mjeda (23 nëntor 2013), Kukël.

Realizon Koncertin vokal – instrumental në nderim të shoqërive kulturore që vepruan në Shkodër. Me pjesëmarrjen e korit, solistëve e instrumentistëve të shquar shqiptarë. (8 Qershor 2014). Kisha Stigmatine – Shkodër.

Organizon Edicionin e tretë të Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër (13,14,15, Qershor 2014).Kori Polifonik “Prenkë Jakova” merr pjesë në Koncert dhe këndon në përbëje të Korit Polifonik gjatë Meshes së Shejtë, celebruar nga Papa Françesko në Sheshin “Nënë Tereza” Tiranë. ( 21 shtator 2014).



Koncert Memorial: "Fryt i besimit, është dashuria…"

Shkodër,19 tetor 2014 – Dita e Lumturimit të Nënë Terezes.

Realizohet e plotë vepra e fundit të kompozitorit Tonin Harapi të titulluar "Requiem", me pjesëmarrjen e Korit Polifonik "Prenkë Jakova", solistëve dhe Orkestrës Simfonike nën drejtimin e dirigjentit Eno Koço, "Artist i Merituar"dhe Gjon Shllaku.

Shoqata bëhet bashkëorganizatore e Koncertit të Parë Recital të sopranos Klodiana Brahimi, me pjesëmarrjen e Orkestrës së RTV Shqiptar drejtuar nga J.Barbullushi. Shkodër, në kuadër të Ditës së Luleve, 6 maj 2015 – Teatri “Migjeni”.

Kori Polifonik "Prenkë Jakova" këndon "Ode of Joy" te L.W.Beethoven, 9 maj Dita e Europës Sheshi i Bashkisë Shkodër.

Organizon me mështetjen e Bashkisë Shkodër Festivalin e Muzikës Moderne - 12, 13, 14 qershor 2015, Sheshi i Bashkisë, Konsullata Italiane.

Kori merr pjesë në Koncertin përkujtimor të Meshës së parë 4 Nëntor 1990 – 4 Nëntor 2015 në Katedralen e Shkodrës.

Shoqata realizon “Concerto di Natale 2015” me mbështetjen e Institutit Italian të Kulturës, 20 dhjetor 2015, Salla e Gjimnazit “Pjetër Meshkalla”.

Gjatë vitit 2016, Kori Polifonik “Prenkë Jakova” merr pjesë Koncertin e Orkestrës të RTSH, dedikuar krijimtarisë së kompozitorit Pjeter Gaci (Artist i Popullit) - datë 25 marc 2016.

“Big – band” e Shoqatës merr pjesë në “Swing Marathon” në kuardër Ditës ndërkombëtare të Jazz-it me Koncerti në sheshin para “Kafes së Madhe” – 30 prill 2016

Shoqata organizon: “6 Maj – festa e luleve”, aktivitet i përvitëshëm i traditës së qytetit të Shkodrës në ditën e Shëngjergjit, me mbështetjen e Bashkisë Shkodër.

Shoqata zhvillon në Katedralen e “Shën Shtjefnit” në Shkodër: “Koncert i madh, në nderim të Martirëve” në prag të shpalljes së Martirëve të Kishës, me datë 3 nëntor 2016, nga ku realizion 3 videoklipet kushtuar Martirëve, me muzikë origjinale të kompozitorit Gjon Shllaku: “Lumja ti Mari”, “Hymni i martirëve”, “Maria martire për fé”, në bashkëpunim me Antena Tv, Tv1 Channel, Star Plus Tv. 



Koncerti homazh: “Dhjetor 1991 – Dhjetor 2016, 25 vjet nga Koncerti i Parë i Krishtlindjes” me artistë pjesmarrës në vite - Kisha e Motrave Stigmatine, 23 dhjetor 2016.

Shoqata organizon Koncertin tradicional të fundvitit “Ndërmendje 2016”, në teatrin “Migjeni” me pjesëmarrjen e artistëve të shquar gjatë vitit, me datë 30 dhjetor 2016.

Gjate vitit 2017, shoqata jonë ka organizuar dhe disa aktivitete të rëndësishme kombëtare në
Bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Akademinë e Shkencave, Universitetin e Arteve Tiranë, në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së Artistit të Popullit - Nderi i Kombit, kompozitorit, Mjeshtrit të madh, Prenkë Jakova, emri i të cilit lidhet ngushtë me historinë e Artit dhe Muzikës Shqiptare, duke qenë njëkohësisht autori i Operës së Parë Shqiptare “Mrika”, operës tjetër madhështore dedikuar Heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, e 130 vepra të tjera që plotësojnë repertorin e tij, tè lëna trashëgim, si: këngë për fëmijë e të rritur, kantata, muzikë filmi, romanza, melodrama, marshe festive dhe sportive, himne e deri tek operat, pjesë të cilat në si shoqatë i shfaqëm me 24 Qershor te ketij viti.

Realizon Koncerti i krishtlindjes 2017 në Katedralen e Shën Shtjefnit Shkodër. Pregatitet per koncerte te tjera për festimet e 20 Vjetorit të Krijimit të Shoqatës.